Nisin zgjedhjet e reja për Dhomën e Deputetëve në Berlin

Nisin zgjedhjet e reja për Dhomën e Deputetëve në Berlin

Foto ilustruese

Berlini shkon në kutitë e votimit të dielën për përsëritje të zgjedhjeve. Në zgjedhjet në shtator 2021 pati parregullsi të shumta, ndaj rezultati i tyre u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Landit të Berlinit.

Më shumë se 2.4 milionë votues janë thirrur të votojnë sot në Berlin. Aktualisht, partia socialdemolrate SPD e kryebashkiakes dhe kryetares së qeverisë së landit të Berlinit, Franziska Giffey qeveris në një koalicion me të Gjelbërit dhe të Majtën.

Autoritetet në kryeqytetin gjerman janë vënë nën një vëzhgim të shtuar që nga nëntori i kaluar, kur më 26 shtator 2021 Gjykata Kushtetuese e shtetit anuloi zgjedhjet kombëtare dhe komunale dhe mori një vendim për përsëritjen e zgjedhjeve. Vonesat në ditën e votimit patën ndikuar që njerëzit të rrinin në radhë për shumë orë, pasi fletëvotimet e disa qendrave të votimit qenë mbaruar dhe u fotokopjuan me nxitim të tjerat, fletëvotimet e tjera kishin kandidatë të gabuar, disa qendra duhej të mbylleshin përkohësisht, ndërsa të tjerat qëndruan të hapura më shumë seç duhej – duke lejuar votimin edhe pas publikimit të rezultateve të para.

Ndërkohë, Maratona e Berlinit - e mbajtur në të njëjtën ditë - pengoi përpjekjet për furnizim me material zgjedhor.

Në tërësi, gjykata zbuloi se votat për rreth 60% të vendeve në parlamentin e Berlinit qenë prekur nga difektet. Edhe pse nuk u pretendua për difekte të qëllimshme, situata ishte, siç e kanë pranuar shumë politikanë që atëherë, thellësisht e rëndë. Asnjëherë më parë zgjedhjet në Gjermani nuk kanë dështuar deri në atë pikë sa duhet të përsëriten.

Zgjedhje në disa nivele

Autoritetet gjermane shpesh mbajnë zgjedhje për disa nivele të qeverisjes në të njëjtën ditë, pjesërisht për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje. Më 26 shtator 2021, në Berlin u zhvilluan katër zgjedhje të veçanta: zgjedhjet federale, zgjedhjet e Landit, zgjedhjet komunale dhe një referendum për shpronësimin e kompanive të mëdha të banesave.

Kjo do të thotë se votuesit morën jo më pak se gjashtë fletë votimi, sepse dy prej këtyre fletëvotimeve - zgjedhjet federale dhe zgjedhjet e nivelit të Landit - kanë një sistem zgjedhor të përzier (një votë për kandidatin e drejtpërdrejtë dhe një për të gjithë partinë). Por gjykata vendosi që vetëm dy nga votat duhet të përsëriten (për momentin) - zgjedhjet në nivel landi dhe zgjedhjet komunale - që do të thotë se votuesve do t'u duhet të shqyrtojnë vetëm tre fletë votimi.

Nuk janë zgjidhur as të gjitha çështjet ligjore. Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese Federale refuzoi një kërkesë për të parandaluar përsëritjen e zgjedhjeve të së dielës, por gjithashtu shtyu vendimin e saj përfundimtar - duke hapur mundësinë që edhe këto zgjedhje të reja të anulohen.

Zgjedhjet mund të ndryshojnë shumicën qeverisëse

Për më tepër, çështja e rezultateve të zgjedhjeve federale, të cilat u zhvilluan në të njëjtën ditë, mbetet e pazgjidhur. Parlamenti federal, Bundestagu, vendosi vitin e kaluar që zgjedhjet duhet të përsëriten në 431 nga 2.256 qendrat e votimit të Berlinit. Por është e paqartë se kur do të ndodhë kjo, pasi vendimi i nënshtrohet një apeli tjetër në Gjykatën Kushtetuese Federale.

Përsëritja e zgjedhjeve nuk ndryshon kohëzgjatjen e legjislaturës: ajo do të përfundojë jo më vonë se 2026. Qytetarët mund të vendosin sot edhe për përbërjen e asambleve të këshilltarëve të qarqeve në Berlin. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18:00.

Kryetari i zgjedhjeve të landit, Stephan Bröchler, tha se "jemi të përgatitur mirë dhe shpresojmë që zgjedhjet të shkojnë mirë". Këto zgjedhje të reja mund të ndryshojnë situatën politike në Berlin.

Aktualisht, partia socialdemokrate SPD qeveris në një koalicion me të Gjelbërit dhe të Majtë. Por gjatë javëve të fundit, sondazhet kanë treguar se CDU, rreth kandidatit Kai Wegner, kryeson me 25 deri në 26 për qind. Nga pikëpamja thjesht aritmetike, vazhdimi i koalicionit aktual qeveritar do të ishte ende i mundur. Aleancat tripalëshe nën udhëheqjen e CDU do të kishin gjithashtu një shumicë./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës