Nisja e negociatave me BE/Finlanda
tregon kriterin për të votuar pro
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund. Ky i fundit shprehu gatishmërinë e Finlandës për ta mbështetur të gjithë rajonin dhe Shqipërinë për t’u integruar në BE, por përmendi meritokracinë si një kriter ku do të bazohet vlerësimi i vendit të tij, për të votuar pro ecurisë së proceseve intergruese.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.
Ky i fundit shprehu gatishmërinë e Finlandës për ta mbështetur të gjithë rajonin dhe Shqipërinë për t’u integruar në BE, por përmendi meritokracinë si një kriter ku do të bazohet vlerësimi i vendit të tij, për të votuar pro ecurisë së proceseve intergruese.
Gjatë takimit, ministri Bushati njohu Stenlund me progresin e vendit në fushën e reformave, adresimin e pesë prioriteteve kyçe, me fokus reformën në drejtësi dhe zbatimin e procesit të Vettingut, si dhe pritshmëritë në lidhje me vendimmarrjen mbi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë këtij viti.
Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit Stenlund nënvizoi rolin mbështetës të Finlandës për procesin e zgjerimit dhe përpjekjet e Shqipërisë në këtë kontekst. Në kuadër të përgatitjeve të Finlandës për presidencën finlandeze të Këshillit të BE-së në vitin 2019, Sekretari i Shtetit Stenlund vlerësoi rëndësinë që ka mbështetja e perspektivës së qartë evropiane për rajonin dhe Shqipërinë.
Duke u ndalur tek sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, Stenlund theksoi se anëtarësimi i vendeve në BE ka të bëjë jo vetëm me përgatitjen e tyre, por dhe me komunikimin mes vendeve anëtare për këtë qëllim. Duke nënvizuar se vlerësimi do të bëhet bazuar në meritë, ministri Bushati dhe Sekretari i Shtetit Stenlund ndanë mendimin për nevojën e nxitjes së shpirtit politik të procesit të zgjerimit.
Duke vlerësuar Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, ministri Bushati theksoi rëndësinë e pasurimit të saj me mekanizmat e nevojshëm, përfshirë ato financiarë për vendet e rajonit, me qëllim përgatitjen e tyre për anëtarësim dhe ngushtimin e diferencave mes tyre dhe vendeve të Evropës Lindore, anëtare të BE-së.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime në lidhje me situatën e sigurisë në rajonet përkatëse, sfidat në përballjen me to dhe koordinimin e përpjekjeve për këtë qëllim.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.7%
-
Jo
49.8%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01