Me nisjen e sezonit turistik veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bën të ditur se qendrat janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, që do të jenë në shërbim të qytetarëve çdo ditë.

“Mirëmëngjes dhe me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

227 mjekë dhe infermierë do të jenë prezent në këto qendra, ndërkohë nga këto qendra, tre janë të reja në Laç, Berat dhe Gjirokastër. Këto qendra do funksionojnë deri më 30 shtator. 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?