Grupi i Alibejt ka mohuar pjesëmarrjen te protesta para inceneratorit, Meta: Po përdorin alibi! Kriteri për të qenë opozitar, të jesh kundër Ramës

TIRANË- Dyzimit të deputetëve të grupit Alibeaj në Partinë Demokratike për të qenë pjesë e protestës së thirrur prej tij para incenratorit të Tiranës, Ilir Meta iu përgjigj nga selia e Partisë së Lirisë. Mbështetësit e Sali Berisha kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa mbështetësit e Enkelejd Alibeaj nuk do të jenë, ndër to edhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Meta tha se rezistenca është detyrë, ndërsa shtoi se ata që duan të gjejnë alibi i shpikin kurdo. Kriteri i vetëm për të qenë opozitë, sipas Metës, është të jesh kundër Ramës.

‘Kush gjen alibi, ka gjithmonë rrugën e hapur. Ka vetëm një kriter për të qenë opozitar, je apo jo kundër Edi Ramës’- tha Meta.

Meta thotë se protesta e së martës nuk do të jetë politike, madje nuk do të ketë as simbole partish, duke bërë thirrje që qytetarët t'i bashkohen.

 ‘Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca është detyrë për të gjithë. Ne ndërmorëm këtë iniciativë, ndërkohë kjo do të jetë protestë e qytetarëve, gjithmonë dikush merr iniciativë për protestat, kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë sepse janë vjedhur dhe po përgatiten vjedhje të tjera, ndaj është detyra e çdo qytetari që ndihet i vjedhur të protestojë, të jetë atje dhe në këtë manifestim do jemi të gjithë me flamurin e qytetarisë, transparencës dhe me asnjë flamur partie apo force politike., tha Meta.

Ndonëse PD e Berishës  u la jashtë organizimit të 13 shtatorit, deputetët e Rithemelimit bashkë me ish kryeministrin e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në protestën para inceneratorit të Tiranës. Meta sqaroi se vendndodhja e tubimit bëhet në mënyrë simbolike pasi sipas tij është simbol i korrupsionit qeveritar.

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me problematikat e arsimit në vend. Meta e nisi fjalën tij duke kritikuar deklaratën e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha në një studio televizive se pa krim nuk ka zhvillim. Kjo për Metën është në deklaratë shokuese, ndërsa shtoi se qeveria është kthyer në promotoren e krimit.

Kryetari i Partisë së Lirisë, tha ndër të tjerë se qeveria shqiptare ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin dhe se pa një buxhetim të mirë, nuk mund të ketë një arsim cilësor. Sipas Metës nëse arsimi do të ishte zgjidhje për të rinjtë, vendi do të kishte shpëtuar nga kjo epidemi shpopullimi.

‘Javën e kaluar dëgjuam një deklaratë shokuese ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë. Nga përfaqësuesi i qeverisë e cila është kthyer në promovuesen më të zjarrtë të krimit dhe anti-vlerave. Në fakt duhet thënë me forcë dhe duhet punuar me forcë e vizion pa arsim nuk ka zhvillim. Zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor. Nesër nis edhe viti i ri shkollor dhe urojmë të gjithë vogëlushët që nisin klasën e parë. Vendi ynë ka nevojë për politika cilësore për arsimin. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Buxhetin për arsimin qeveria e ka më të ulëtin. Pakësimi i dukshëm çdo vit i numrit të nxënësve. Nëse arsimi do të ishte zgjidhje epidemia e shpopullimit masiv nuk do të kishte pasur vend në Shqipëri. Kriza e rritje se çmimeve ka vendosur në vështirësi financiare mijëra familje.’- tha Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 11/09/2022 23:04

    Vetem Basha mund te beje opozite te vertete dhe te munde Ramen.

    Përgjigju
    • Kistra: 12/09/2022 08:47

      Po cfare thua o Miri? Ne 9 perballje me Ramen ka humbur 8 dhe ka fituar vetem nje ne 2011, Bashkine. Edhe kete pasi futen duart ne kuti Ristani e segmente te policise!

  • Zenun Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/09/2022 20:25

    O Ilir Metaj floriri ty të ka dal boja shum keq nuk e kupton ktë gjë ti mor burec kastravec. Po Shqiptarët jan aq të zgjuar sa ta ndajn **** nga e mira. E **** je ti me Salhe kriminel hajdut bajgën. Pra ora juaj ka mbaruar. Ti hidhu përpjet burgut si shpëton o hajvon.

    Përgjigju
  • orinda: 11/09/2022 19:35

    akoma flet budalliqe ky shpifsira, nuk e kuptoj si ka nerva

    Përgjigju
  • ilir: 11/09/2022 19:34

    po ik o mete se ke ***** si person

    Përgjigju
  • Luan: 11/09/2022 19:29

    Cfare opozite mjerane , nuk ofrojne politikat e tyre por vetem shpifje dhe balte mbi figuren e qeverise , prandaj panu larguar ju nuk do behet shqiperia

    Përgjigju
  • Alban: 11/09/2022 19:28

    Rinine do e besh ti duke hedhur valle ne jale

    Përgjigju
  • Geri: 11/09/2022 19:16

    Ti je krimineli numer 1 ne kete ven

    Përgjigju
  • Juli: 11/09/2022 19:16

    Ti e fute krimin ne shqipri mor legen mor bq

    Përgjigju
  • Jani: 11/09/2022 18:45

    Kohe me par shkollat e reja as kishin plan t filloheshin… kohe me pare rendesia ndaj arsimir ka qen teper e ulet… shiko cpo behet mdertim i shume shkollave tw reja ane mban shqiperis

    Përgjigju
  • Esma: 11/09/2022 18:44

    Si arrin e flet kaq perçart skuptoj… po ik mer like rri rehat se po tvin ditet e ty hahaah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot