Nisja e vitit të ri shkollor, Policia Bashkiake dhe vullnetarët ndihmojnë nxënësit

Nisja e vitit të ri shkollor, Policia Bashkiake dhe vullnetarët ndihmojnë nxënësit

Në foto policët duke ndihmuar fëmijët të kalojnë vijat e bardha në rrugë

Ky vit shkollor e ka gjetur Tiranën gati. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës shkollore shumë herë më të mirë, por edhe për të garantuar sigurinë e të vegjëlve të qytetit.

Nisur edhe nga suksesi i vitit të shkuar, edhe këtë vit të ri shkollor, punonjës të Policisë Bashkiake si dhe grupe vullnetarësh ishin sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë.

Falemnderit nga @PoliciaeShtetit, @policia_bashkia dhe vullnetarët tanë në çdo kryqëzim ku ka shkollë për ndihmën me ditën e parë. Mirënjohje dhe atyre prindërve që sot zgjodhën të linin makinat e t’i shoqëronin në këmbë fëmijët! Shumë më mirë se çdo vit tjetër! Bravo. 

Kryebashkiaku ErionVeliaj në Twitter

Postimi i Erion Veliajt

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës