TIRANE-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me nismën e deputeti socialist Ilir Beqja për faljen e gjobave për bizneset ushqimore. Në një përgjigje për Report TV, AKU sqaron se ushtrimi i aktivitetit pa licencë është kundravajtja më e madhe administrative, dhe se mungesa e informacionit nga ana e biznesit për parashikimet ligjore dhe rregullatore nuk i përjashton ato nga përgjegjësia.
"Përsa lidhet me iniciativën e deputetit z. Beqaj, ajo është një e drejtë që buron në Kushtetutë dhe ne e respektojmë. Vetë deputeti shprehet se gjobat janë aplikuar në zbatim të dispozitave ligjore dhe rregullatore në fuqi. Padijenia e biznesit për parashikimet ligjore dhe rregullatore nuk i perjashton ato nga përgjegjësia. Vetë biznesi ushqimor, si çdo biznes tjetër, kur rregjistrohet në QKB dhe pajiset me NIPT, ploteson një vetëdeklarate se ai njeh dhe do të zbatojë legjislacionin në fuqi për veprimtarinë që kërkon të ushtrojë. Ushtrimi i biznesit ushqimor pa licence nuk duhet as të mendohet, prandaj është edhe kundravajtja më e madhe administrative. Për më tepër që një pjesë të madhe të gjobave të Gushtit nuk iu ka përfunduar akoma afati i ankimit administrativ" thuhet në përgjigjen e AKU.
Në Kuvendin e Shqipërisë u paraqit një projektligj, që synon amnisti për një numër biznesesh që operojnë në sektorin ushqimor të ekonomisë së vendit, duke qenë se janë gjobitur për mungesë të licensave përkatëse, por të cilat më pas e kanë kryer këtë proces në përputhje me kërkesat e ligjit. Pra, nuk është fjala për të falur gjoba që lidhen me cilësi të keqe të ushqimit të prodhuar apo tregtuar për konsumatorët, por për kundravajtje ligjore të shkaktuar nga mospajisja me leje sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
18 Shkurt, 14:08
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28
-
Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
11 Shkurt, 15:46
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa
13 Dhjetor 2024, 14:40
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 15:05
-
Gjoba deri në 100 mijë lekë, me shpejtësi deri në 120 km/h! Policia rrugore ndëshkon 589 shoferë në të gjithë vendin
9 Dhjetor 2024, 14:21