Nisma e Nishanit për dialog
Rama: Gati të ulem pa kushte

Nisma e Nishanit për dialog<br />Rama: Gati të ulem pa kushte
Pas dështimit të palëve për të mundësuar një takim për zgjidhjen e krizës politike, rolin e ndërmjetësit e ka marrë Presidenti i Republikës.
 
Bujar Nishani ka marrë nismën për uljen në një tryezë të palëve politike për zgjidhjen e krizës politike, që ka përfshirë vendin, që ka sjellë edhe bllokimin e Reformës në Drejtësi.
 
Kryeministri Rama i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese për dialog nga Presidenti, ndërsa shprehet se jam gati të ulem në tryezë, por pa kushte.
 
"Ka një nisëm të Presidentit, që ne e kemi përkrahur pa ngurrim, jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë pa kushte. Sikur ndodhi edhe më parë, përsëri ka një vonesë nga pala tjetër, që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin.
 
Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që dialogu është preferenca e parë, koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe tryeza ku partitë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres
' u shpreh ai.

Koalicioni dhe Presidenti
Kryeministri Rama u shpreh se kandidati për President do të dalë nga konsultimi me LSI.
 
"Ju kam thënë që i takon këtij koalicioni PS-LSI që të përcaktojë dhe me vullnetin e plotë për tu hapur me palët e tjera për një President dinjitoz dhe përfaqësues".
 
Rama ishte i qetë para gazetarëve, ndërsa u pyet nëse një gjë e tillë buron nga fakti se mund të jetë arritur marrëveshja për rinovimin e koalicionit.
 
"Qetësia ime përcaktohet nga vetëdija që kemi bërë shumë dhe kemi edhe shumë dhe mesi presim të flasim me shqiptarët dhe fushata ka filluar edhe pse jo zyrtarisht. Nuk shoh arsye për shqetësim. 

Nuk kam asnjë shqetësim për ecurinë e reformave, bashkëpunimi dhe partneriteti do të konfirmohet në momentin e duhur. Sipas pikëpamjes time në të gjitha rastet ky vend ka zot, që është populli dhe duhet të bëjë zgjedhjen e vet në 18 qershor. Mandatin e dytë do ta përcaktojë populli shqiptar në 18 qershor".




Intervista e plotë e kryeministrit Rama jashtë Kuvendit

Besoj që është përsëri momenti për të këmbëngulur për dialog, ka një nisëm të Presidentit, që ne e kemi përkrahur pa ngurrim, jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë pa kushte. Sikur ndodhi edhe më parë, përsëri ka një vonesë, që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin.
 
Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që dialogu është preferenca e parë, koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe tryeza ku partitë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres.
 
Është frikë e pajustifikueshme në raport me ndërkombëtarët dhe zgjedhësit e PD. Jemi në një situatë ku po rritet vëmendja e miqve tanë të huaj, jo për mirë, por se askush nuk e precepton se cfarë do me thënë dhe ata presin të kryejmë zgjedhje të lira në datën e përcaktuar.
 
Kukan dha mesazhin se Rama, Meta Basha duhet të mbyllen në një dhomë, do mbylleshit?
I bie që dhoma të jetë me oxhak, nuk mund ta vendos këtë kusht, gati të shkoj në cdo dhomë që Basha ndihet komod për dialog.
 
Po skadon afati për koalicionet, por edhe raundi i parë për Presidentin, a do të jetë opozita pjesë?
Ju e keni parë besoj që në gjithë këtë proces unë jam i qetë sepse nuk shoh krizë politike dhe as shoqërore, por një krizë dramatike të PD dhe të gjithë jemi të shqetësuar dhe duam që PD të dalë nga qerfulli ku ka hyrë.
 
Nuk kam asnjë shqetësim për ecurinë e reformave dhe bashkëpunimi dhe partneriteti do të konfirmohet në momentin e duhur, sipas pikëpamjes time, por në të gjitha rastet ky vend ka zot, që është populli dhe duhet të bëjë zgjedhjen e vet në 18 qershor.
 
A keni nisur besimet me LSI për Presidentin?
Ju kam thënë që i takon këtij koalicioni PS-LSI që të përcaktojë zgjedhjen më të mirë dhe me vullnetin e plotë për tu hapur me palët e tjera për një President dinjitoz dhe përfaqësues.
 
A të shqetëson fakti që opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme?
Opozita është një koncept që nuk e përputh me një parti, opozitën e prodhon liria, nuk kam shqetësim nëse Kuvendi do të mbetet pa opozitë nëse PD nuk futet në zgjedhje. Mandatin e dytë e përcakton populli shqiptar.
 
A ka një marrëveshje me LSI?
Mandatin e dytë do ta përcaktojë populli shqiptar në 18 qershor.
 
Meqë jeni kaq i qetë, do të thotë se ka një marrëveshje me LSI?
Qetësia ime përcaktohet nga vetëdija që kemi bërë shumë dhe kemi edhe shumë dhe mesi presim të flasim me shqiptarët dhe fushata ka filluar edhe pse jo zyrtarisht. Nuk shoh arsye për shqetësim. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij