Nisma e Obamës vjen në Tiranë 

Nisma e Obamës vjen në Tiranë 
“Dialogu për Partneritet për Qeverisje të Hapur në Ballkanin perëndimor 2015” është nisma e presidentit amerikan Barak Obama, për një platformë ndërkombëtare për qeverisje të hapur, më të besueshme dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve e cila vjen për herë të parë edhe në Shqipëri.
 
Ky aktivitet që do të zgjas dy ditë vjen me iniciativën e Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
 
Aktiviteti synon të nxisë qeverisjen gjithëpërfshirëse, të përgjegjshme dhe transparente, si dhe politikbërjen përmes zgjerimit të ekspertizës së shoqërisë civile dhe forcimit të dialogut midis shoqërisë civile dhe qeverive.
 
Pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat nga vendet e tyre respektive se si transparenca mund të përmirësojë shërbimet publike, të nxisë rritjen ekonomike, reduktimin e varfërisë dhe korrupsionit dhe të rivendosë besimin publik në qeveri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë