TIRANË - Fillimi i tetorit do të sjellë edhe nismën e parë për të reformuar sistemin e drejtësisë. Takimin e parë do të bëjë vetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cili në datën 6 tetor do të mbledh tryezën e parë ku do të jenë të ftuar përfaqësues të politikës dhe të sistemit të drejtësisë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit në datën 10 shtator gjatë inaugurimit të Gjykatës së Korçës. Në fjalën e tij në këtë eveniment Nishani ka theksuar se: “Bazuar mbi këtë koncept, në ushtrim të rolit kushtetues të Kreut të Shtetit dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kam ndërmarrë nismën për organizimin të një tryeze të diskutimit “Për reformën gjyqësore në Shqipëri” në datën 6 tetor 2014.
Kjo tryezë synon të hedhë idetë kryesore, mbi të cilat do të udhëhiqet reforma në drejtësi, të bashkojë të gjithë aktorët e drejtpërdrejtë dhe të interesit dhe të përmbyllet me një platformë të qëndrueshme, në shinat e së cilës do të ecë ky proces. Tryeza synon të ngjizë përvojat më të mira ndërkombëtare dhe opinionet vendase në një dokument, që do t’u vihet në dispozicion më pas aktorëve zbatues për t’u zbërthyer më tej në një plan konkret pune dhe legjislativ”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com