Sipas drafti, ndalohen dhe nuk mund t’u jepen dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendor të nderit, sipas llojeve dhe kategorive të përcaktuara në këtë ligj, dhe në qoftë se u janë dhënë, institucionet dhe/ose organet që i kanë dhënë brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji ua heqin ato, personave të cilët kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit; Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit; Strukturat drejtuese të PPSH, në nivel lokal apo qendror; Funksione të larta drejtuese të pushtetit ekzekutiv në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, në nivel qendror apo lokal; Drejtimin e FA të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë; Strukturat e Hetuesisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë; Në detyrën e gjyqtarit dhe prokurorit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë; Si dhe të gjitha personave që kanë kryer veprime që bien ndesh me moralin, nderin dhe vlerat e një shoqërie demokratike.
“Brenda 15 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, institucionet dhe/ose organet kompetente për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit sipas nenit 6 të këtij ligji, detyrohen të krijojnë pranë tyre një komision të posaçëm, i cili duhet të vlerësojë dhe të japë mendim në lidhje me plotësimin e kritereve të përcaktuara në nenin 6/1.
Institucionet dhe/ose organet kompetente për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit sipas nenit 6 të këtij ligji, në zbatim të dispozitave të pikës 1 të këtij neni, bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën si dhe marrim masa që komisionet e posaçme të krijuara pranë tyre të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën e të bashkërendojnë punën dhe informacionet që ato disponojnë”, thuhet në draftin e propozuar nga dy deputetët.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
