Për t'u përballur me "krizën më serioze në historinë e BE", kancelarja gjermane Angela Merkel është pajtuar me Emmanuel Macron të pasurojë buxhetin shumëvjeçar europian me një fond rigjenerimi "ambicioz, të përkohshëm" me vlerë 500 miliardë euro.
Komisioni i BE-së do të emetojë bono
Paratë do të jepen në formën e transferimeve dhe jo të kredive për vendet që janë në krizë. Ato do të gjenden nga Komisioni i BE në treg, përmes bonove, do tju shpërndahen vendeve më të goditura nga pandemia dhe do të kthehen jo nga vendet përfituese por nga vendet anëtare të BE në tërësi.
Kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania do të mbulojë ‘pjesën e luanit’ dhe do të kontribuojë me 27%" në Fondin e Rimëkëmbjes.
Fondet nuk peshojnë te borxhet
Risia e nismës franko-gjermane, do t'i paraqitet Komisionit të BE-së për diskutim me partnerët e tjerë europianë dhe do të duhet të votohet unanimisht, e do të ratifikohet nga parlamentet e vendeve të BE.
500 miliardë euro, është më pak sesa kërkohet nga vende si Italia, të cilës do ti takojnë rreth 100 miliardë, por është një kompromis i domosdoshëm për të përmbushur rezistencën e vendeve të Evropës Veriore.
Lajmi i mirë për Italinë dhe për vendet e tjera si Spanja, të cilat preken më shumë nga kriza dhe rrezikojnë nga borxhi i tyre i rëndë për të ristartuar ekonominë, është se fondet nuk do të jenë kredi.
Për qeverinë italiane, nisma Merkel-Macron përfaqëson një hap të mirë përpara që shkon në drejtimin e duhur dhe se 500 miliardë euro është sigurisht një pikë fillestare e mirë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45