Ministeriali i Brukselit ka vlerësuar reformat e ndërmara në Shqipëri nga ana e qeverisë.
Teksa Komisioni Evropian organizoi në Bruksel takimin e ministerialit të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi Energjinë dhe Transportin, ku të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Johannes Hahn, zëvendësministri i energjisë Bejtja bëri edhe një prezantim të këtyre reformave kryesisht në sektorin e energjisë.
Gjithashtu u raportua progresi dhe realizimi i angazhimeve të ndërmarra në Samit me qëllim vazhdimin me të njëjtin ritëm të reformave të ndërmarra.
Bejtja gjithashtu theksoi se Ministria e Energjisë do të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore që përfshijnë ligjet kryesore, organizimin e tregut, liberalizimin e tij, forcimin e rregullatorit të pavarur përpara Samitit të Parisit që parashikohet të mbahet në 4 Korrik 2016.
Ministeriali i paraprin takimit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet brenda këtij viti, në vazhdën e procesit të dialogut të nisur në Berlin dhe të vazhduar në Vjenë vitin e kaluar.
Gjatë qëndrimit në Bruksel zv.ministri Ilir Bejtja zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kartës së Energjisë Urban Rusnak. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi aktivitetet dhe prioritetet aktuale në procesin e Kartës së Energjisë.
Theksi u vu mbi konsultimet e vazhdueshme për krijimin e rregullave dhe parimeve të përbashkëta për Energy Transit, dhe rolin e rëndësishëm të Kartës së Energjisë në mbështetjen për të siguruar investimet e nevojshme në këtë sektor.
Bejtja theksoi rëndësinë e Kartës së Energjisë dhe në veçanti në kontekstin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me investimet e ardhshme të energjisë elektrike dhe të rrjeteve te gazit.
Ai ftoi Sekretariatin e Kartës së Energjisë të organizojë sëbashku me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë një “Charter Forum” të nivelit të lartë të energjisë në Tiranë gjatë vitit 2016, gjë e cila u mirëprit prej Rusnak.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com