Nisma shkolla si Qendër Komunitare
Rama e Nikolla prezantojnë projektet

Nisma shkolla si Qendër Komunitare<br />Rama e Nikolla prezantojnë projektet
VLORË - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla morën pjesë në aktivitetin e nxënësve të shkollës “Ali Demi” në Vlorë, ku u prezantuan projektet e tyre, në kuadër të nismës “Shkolla si Qendër Komunitare”.

Ministrja Nikolla përshëndeti iniciativat e nxënësve dhe shprehu gjithë mbështetjen e saj dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për realizimin e projekt-ideve. Gjithashtu, Ministrja i bëri me dije nxënësve se të gjitha idetë dhe projektet që ata kanë do të prezantohen në një panair që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Në maj, shkolla juaj dhe 180 shkolla që funksionojnë si Qendra Komunitare do të kenë mundësi që të prezantojnë në Pallatin e Kongreseve gjithë idetë dhe ëndrrat e tyre. Në këtë mënyrë shkollat e tjera dhe komuniteti do të njihen me gjithçka që ka filluar të funksionojë si mënyrë e re jetese në arsimin shqiptar”, tha Nikolla.

Kryeministri i vendit vlerësoi mësuesit dhe nxënësit për projekt-idetë e tyre të cilat i cilësoi si bindëse për t’i kthyer në projekte që duhet të marrin rrugën e realizimit.

Gjimnazi “Ali Demi” në Vlorë është vlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si një ndër 10 shkollat më të mira publike në rang republike, bazuar në rezultatet e Maturës Shtetërore 2014 si dhe është pjesë e projektit për marrjen në patronazh të shkollave komunitare nga ministrat, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. 

“Ali Demi” është ndër 180 shkollat të caktuara për të qenë pjesë e projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”. Kjo shkollë i ka hapur dyert për nxënësit në vitin 1947.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele

Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele