TIRANE - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon heqjen nga tregu të qumështit të markave Primalat dhe Fast pasi dyshohen se kanë përmbajtje të lartë aflatoksine, një substancë e rrezikshme e cila mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome.
Pak ditë më parë dyshimet për prezencën e aflatoksinës në disa lloje qumështi alarmuan shumë vende të Rajonit, ku shumica prej tyre si Kosova, Serbia, Maqedonia i hoqën nga tregu këto produkte, ndërsa më 23 shkurt Kosova ndaloi tregtimin e 5 llojeve të qumështit, ndër to 3 me origjinë shqiptare, Fast, Primat dhe Dukat me origjinë kroate.
Nisur nga kjo situatë MInistria e Bujqësisë urdhëroi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të merrnin mostra për të verifikuar qumështin që tregtohej në vendin tonë
Nga rezultatet paraprake të publikuara sot nga Autoriteti Ushqimor ka rezultuar se qumështi ka përmbajtje aflatoksine, tej normale të lejuara Doktor Artan Gjergji tha se ”Kemi kërkuar të hiqen nga tregu këto produkte”
"Rezultatet e analizave paraprake (e theksoj, paraprake) që u bënë gjatë së hënës në laboratorët e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë na bëjnë të dyshojmë për përmbajtje mbi normat e lejuara nga Bashkimi Europian, të Aflatoksinës në partitë e kontrolluara të disa subjekteve shqiptare dhe atyre të importit. Këto rezultate mbeten paraprake, pasi ISUV ende nuk është laborator i akredituar për analizat e Aflatoksinës. "- sqaroi doktor Artan Gjergji
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke menduar së pari për sigurinë e konsumatorit shqiptar, ka zhvilluar dje me urgjencë një takim me subjektet në fjalë dhe po brenda ditës së djeshme, dt 25 shkurt, u ka kërkuar atyre që të tërheqin vullnetarisht të gjitha produktet e dyshuar për përmbajtje Alfatoksine nga tregu, deri në përfundimin e analizave mbi të gjitha partitë e mallit që janë gjendje në magazina apo në rrjetin shpërndarës.
SHKAQET TE KARAKTERIT SEZONAL
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se nga të dhënat paraprake, gjykojnë që shkaqet të jenë të karakterit sezonal për arsye se "institucionet e kanë mbajtur vazhdimisht nën monitorim këtë industri dhe kanë zbatuar me përpikmëri Planin Kombëtar të Mbetjeve, për të cilin raportojmë çdo vit në Bruksel. 17 analizat e kryera vetëm për Aflatoksinën në zbatim të këtij plani për vitin 2012 kanë rezultuar negative. "- thuhet në njoftimin e AKU.
Aflatoksina mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome. Vetmë pak ditë më parë u hodhën dyshimet për prezencën e aflatoksinës në disa lloje qumështi që eksportoheshin në Kosovë nga vendi ynë.
RREZIKU I AFLATOKSINES
Ekspozimi i gjatë ndaj aflatoksines mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome. Dyshimet mbi produktet e të cilat janë hequr nga tregu janë për prezencë në nivele të larta të aflatoksinave, këpurdhat që lidhen me ushqimin e kafshëve, konsumimi i madh i të cilave shkakton kancerin.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com