Nivel rekord papunësie në eurozonë

Nivel rekord papunësie në eurozonë
Publikimi i të dhënave statistikore të ekonomisë në eurozonë për muajin mars shënoi një rekord të ri të papunësisë, në nivelin 10.9%. Në shkurt niveli i papunësisë ishte 10.8%.

Shifta e papunësisë për muajin mars, si për eurozonën ashtu edhe për BE në tërësi (10.2%) janë më të lartat që nga hyrja në fuqi e euros në vitin 1999. Në krye të listës për nivele papunësie janë Spanja me 24.1% dhe Greqia me 21.7%.

Ngritja e papunësisë lidhet kryesisht me krizën e borxheve në Europë, që ka detyruar qeveritë të ndërmarrin masa shtrënguese për shkurtimin e shpenzimeve.

Nga të dhënat rezulton gjithashtu se 12 ekonomi brenda BE, shumica në eurozonë, përfshirë edhe Gjermaninë, rrezikojnë të përfshihen nga recesioni.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot