Në një postim të Amasadës Amerikane në Tiranë shkruhet për Wilson Kokalarin, inxhinierin me origjinë shqiptare i cili ka qënë pjesë e rëndësishme e misionit të parë në hënë, “Apollo 11”.
 
Ambasada Amerikane shkruan se Wilson Kokalari, lindi në gjirokastër dhe emigroi në SHBA në moshën 1-vjeçare.
 
Si inxhinier ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në misionin “Apollo 11”, duke kordinuar zbritjen e anijes kozmike në tokë.
 
Gjithashtu Kokalari ishte ai që shkroi udhëzuesin që ndihmoi astronautët e “Apollo 11” që të zbrisnin anijen kozmike në tokë në mënyrë të sigurt.
 
Shkrimi në Facebook e Ambasadës Amerikane në Tiranë
Foto e Ditës | A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë? Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1 vjeçare. Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11. Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes.

nje shqiptar pjese e apollo 11
Postimi në Facebook i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com