Është bërë e ditur se janë ngritur avionët e parë nga aeroplanmbajtësja franceze e dërguar në rajon për mbështetje të koalicionit në luftën kundër organizatës terroriste ISIL, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se aeroplanmbajtësja “Charles De Gaulle” këtë mëngjes iu bashkua koalicionit anti ISIL. Një pjesë e avionëve të tipit Rafaele në aeroplanmbajtëse u ngritën për në Irak nga Gjiri Persik.

Aeroplanmbajtësja e cila transporton avionë luftarak të tipit Rafaele dhe Etendard u nis nga Touloni i Francës më 13 janar.

Presidenti francez, François Hollande muajin e kaluar pati njoftuar për dërgimin e aeroplanmbajtëses “Charles De Gaulle” në rajon. Franca ishte ndër vendet e para që e mbështeti koalicionin e formuar nën udhëheqjen e SHBA kundër ISIL.

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)