Një burrë vetëvritet përpara Shtëpisë
së Bardhë, por Trump po luante golf në Florida

Një burrë vetëvritet përpara Shtëpisë<br />së Bardhë, por Trump po luante golf në Florida<br>
Shtëpia e Bardhë kyçi dyert pasi një burrë qëlloi veten jashtë pjesës veriore të oborrit.

E shtëna u dëgjua rreth mesditës së sotme me orën e SHBA-ve dhe shkaktoi mjaft panik pasi stafit të Shtëpisë iu kërkua që të shtrihej barkas.

Gazetarët e politikës që ndodheshin në sallën e konferencave ishin të parët që e raportuan në rrjetete sociale ngjarjen.

Pak më pas, Shërbimi Sekret tha se bëhej fjalë për një person që kishte qëlluar veten.

Presidenti amerikan Donald Trump ndodhej në Mar-a-Lago për të kaluaj fund-javën bashkë me Zonjën e P{arë dhe djalin e tyre Barron.

Policia bëri me dije se bëhej fjalë pë rnjë person që u vetëvra dhe se nuk kishte shqetësime për ndonjë rrezik të mëtejshëm.

Turistët që ndodheshin në zonë raportuan në rrjetet sociale se dëgjuan të shtëna. Ata nuk e dinin nëse ata apo të tjerët ishin apo jo në rrezik.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së bardhe presidenti Trump u vu në dijeni për vetëvrasjen.

Ai e kaloi mëngjesin e sotëm duke luajtur golf në Mar-a-Lago tw Floridas dhe sapo ishte kthyer në shtëpi kur mësoi për lajmin.

Ai postoi në tuiter diçka lidhur me :mediatr e zakonshme” dhe deficitin tregtar të SHBA-ve, por nuk e përmendi vetëvrasjen.

tr

tr

Masat në Shtëpinë e Bardhë dhe Donald Trump duke u informuar për ngjarjen në telefon

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot

Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot