Një diamant për fejesën e Halle Berry

Një diamant për fejesën e Halle Berry
Pak ditë më parë u përfol se ata ishin në prag fejese, por duket se tashmë gjithçka është zyrtarizuar, pasi aktorja Halle Berry është parë me një diamante në gisht. Aktorja Halle Berry dhe aktori francez Olivier Martinez, janë fejuar, lajm i cili bëhet i ditur nga revista “US Weekly”, e cila raporton se 46 vjeçari i propozoi të dashurës së tij me një unazë diamanti të gjelbër, me të cilën aktorja e “Catwoman” është parë kohët e fundit. Berry është kapur nga paparacët me një unazë në gishtin e marteses, ndërsa thashethemet flasin edhe për një dasmë e cila pritet të mbahet Krishtlindjet e ardhshme. Edhe pse aktorja është përpjekur të fshehë unazën me diamant, gjithçka ka dalë sheshit teksa fotografët kanë fiksuar në gishtin e saj dhuratën e fejesës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt