Një dorë në bakllava, një dorë në revani

Një dorë në bakllava, një dorë në revani
Pjesë e fëmijërisë së çdokujt prej nesh ka qenë edhe ajo loja e varfër me pak fare adrenalinë ” hapa dollapa”, e cila vetëm sa të djersiste dhe nuk kishte argëtim total.

Mbyllte sytë shoku yt, ti bëje sikur fshiheshe, shoku hapte sytë, bënte sikur s’të shikonte. Pastaj ndërroheshin rolet dhe hipokrizia fëminore thjeshtë rritej bashkë me ne.

Aspak ndryshim nuk ka mes kësaj loje me rotacionet e sotme politike. Merr pushtetin PD-ja, e majta bën sikur e atakon ndërkohë farefisi i opozitës vazhdon perfitimet ne administraten publike.

Ndërrohet pushteti, vjen PS-ja ne pushtet, e djathta ben sikur e atakon qeverine nderkohe farefisi i tyre nuk leviz nga instikamet e perfitimeve.

Dhe me e bukur behet kjo situate kur sheh sesi bertasin, anatemojnë, mallkojnë e sulmojnë më egër disa eksponentë dhe aktorë hipokritë me përfitimet e familjarëve të tyre më të mëdha. Lëreni fjalët, komentet, hamendësimet, kërcenimet ndaj meje por hidhini nje sy listës së bandillëve:

Alket Çani, vellai i Arjan Çanit atashe në Ambasadën shqiptare në Paris.

Geri Zheji, vajza e Artur Zhejit sekretare në Ambasadën shqiptare në Romë.

Safet Noka, i deputeti llapaqen Flamur Noka, përgjegjës sektori në Ministrinë e Finacave.

Anila Muçka, kunata e Adriatik Llallës, shefe departamenti në Bankën e Shqiperisë.

Zhuljeta Mediu, bashkëshortja e Fatmir Mediut drejtoreshë në Ministrinë e Energjitikës.

Baftjare Leskaj, gruaja e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, shefe departamenti në Ministrinë e Jashtme.

Odeta Nishani, bashkëshortja e presidentit Jar Nishani, këshilltare e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Martin Blushi, vellai i Ben Blushit, drejtor në Agjencinë Kombëtare të Sigurimit të Depozitave.

Majlinda Riska, motra e deputetit fierak të Elbasanit Luçiano Boçi, përgjegjese sektori në Ministrinë e Bendshme.

Helga Strazimiri, motra e deputetit të f(r)ikshëm Gent Strazimiri, drejtoreshë e deprtamentit të mbikqyrjes në Banken e Shqiperisë.

Genta Bektashi, motra e deputetit Astrit Patozi, përgjegjëse sektori në Ministrinë e Brendshme.

Baftjar Islami, djali i deputetit Kastriot Islami, shef departamenti pranë Agjencisë së Trafikut Ajror të Ministrisë së Transporteve.

Miranda Rama, kunata e Sali Berishes, këshilltare e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Altion Paloka, djali i xhaxhait të Edi Palokës, përgjegjës i projektit “Star” prej 2 milionë eurosh pranë Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Adela Bode dhe Ermonela Myrtezani, respektivisht vajza dhe mbesa e Ritvan Bodes, punojne njëra në Bankën e Shqipërisë dhe tjetra pranë Njesisë së Mbikqyrjes Teknike pranë Ministrisë se Transporteve.

Onos Topi, djali i tezes se Blendi Fevziut, punonjës i Departamentit të Statistikës në Bankën e Shqipërisë.

Lorna dhe Serdaniel Tabaku, përkatëshisht motra dhe vëllai i deputetes demokrate Jorida Tabaku, respektivisht njëra në Bankën e Shqipërisë dhe tjetri punonjës i Ministrisë së Transporteve.

Aldi Koçeku, djali i gjeneralit të ushtrisë demokrate të vitit 1997 që donte të shfarroste Jugun e Shqipërisë Ali Koçeku, doganier në Tiranë.

Megi Topalli, e bija e fjalëmblës Jozefina Topalli, shefe në Departamentin e kërkimeve në Bankën e Shqipërisë.

Artan Pashai, kunati i Ritvan Bodes, jo vetem doganier por edhe spiun dixhital i Sali Berishës në Doganën e Portit Detar në Durrës.

Elsa Zhulali, kunata e deputetit Aldo Bumçi, shefe e departamentit të marrëdhenieve me jashtë në Bankën e Shqipërisë.

Irfan Balliu, djali i xhaxhait të Fahri Balliut, doganier pranë doganës së 3 Urave, Përmet.

Insi Burgaj, djali i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policise së Shtetit Hysni Burgaj, shef departamenti në Doganën e Tiranës.

Sonil Bogdani, vëllai i deputetit Gerti Bogdani, specialist në Ministrinë e Punëve te Jashtme.

Kristi Kromidha Nano, vëllai i Xhoanes dhe kunati i Fatos Nanos, specialist në departamentin juridik në Bankën e Shqiperisë…

Eh çfarë tu mollois e tu listoj me tepër kur ju nuk keni kohë të pastroni plehrat tuaja por dilni të protestoni për plehrat e importit!!!

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik