Një ekspozitë retrospektive
nga piktori i filmave Shyqyri Sako

TIRANE- Një ekspozitë e veçantë është çelur mbrëmë në ambientet e galerisë FAP pranë Universitetit të Arteve me vepra të artistit të merituar Shyqyri Sako. Ekspozita retrospektivë me punime të piktorit që përmbledhin piktura në vaj, grafika dhe dekore të realizuara për filmat artistikë shqiptarë në vite, u çel me rastin e 75-vjetorit të lindjes së artistit. Shyqyri Sako lindi në Kolonjë më 5 mars 1937. Nga viti 1954 - 1958 kreu studimet për pikturë në Liceun Artistik. Më pas studioi në Moskë në Institutin Kinematografik VGIK në periudhën 1958 - 1961 studime të cilat i mbaroi në ILA në Tiranë, pas prishjes së marrëdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik. Filloi punë në Kinostudion "Shqipëria e re" në vitin 1963 ku punoi si piktor filmi e kostumesh deri në vitin 1994 duke realizuar rreth 40 filma ndër të cilët: "Toka jonë" 1964, "Vitet e para" 1965, "Komisari i dritës" 1966, "Duel i heshtur" 1967, "Horizonte të hapura" 1968, "Njësiti gueril" 1969, "Kapedani" 1972, "Operacioni Zjarri" 1973, "Rrugë të bardha" 1974, "Rrugicat që kërkonin diell" 1975, "Dimri i fundit" 1976, "Mësonjëtorja" 1978, "Radiostacioni" 1979, "Shpella e piratëve" 1990, "Përdhunuesit" 1994, etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 2 deri në 5 Mars 2012.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen