Një firmë ndërtimi shkatërron
Kalanë e Lezhës

Një firmë ndërtimi shkatërron<br />Kalanë e Lezhës
Firma e ndërtimit që po merret me shtrimin e rrugës që lidh qytetin e Lezhës me kalanë ka shkaktuar rrëshqitje në pjesën veriore të saj. Masivi i dheut të hedhur në anë të rrugës në lagjen "Shehër", rrezikon të gjithë lagjen "Skënderbeg" në qytetin e Lezhës. Muret mbajtëse janë shkatërruar plotësisht, ndërsa masivi i dheut, i ndihmuar edhe nga një burim uji, po rrëshqet, duke iu afruar banesave, në një distancë prej 15 metra.

Sipas Bilal Madit shef i inspektoriatit Ndërtimor në Bashki Lezhë: "situata është kritike, prandaj ne kemi ardhur për t'ju bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes fëmijët, por edhe banesat, pasi masivi i dheut po u afrohet shtëpive të banimit. Shtëpitë e ndërtuara në afërsi të vendit që ka nisur të rrëshqas janë pa leje. Ndërsa ne i kemi kërkuar firmës që po kryen punimet e rrugës të mos hedhë dheun në anë të rrugës duke ditur edhe rrezikun. Po kryejmë të gjitha procedura ligjore, që kemi në dispozicion, duke ngritur zërin për ngritjen e një muri mbrojtës, pasi dheu po depërton në drejtim të qytetit". Interesant është fakti që edhe pse Bashkia Lezhë është në dijeni të këtij problemi që në muajin Dhjetor, nuk ka ndërhyrë për parandalimin e situatës e cila vjen e agravohet dhe tashmë rrezikon jo vetëm banesat, por edhe jetë njerëzish. Mark Nikolli, banor i lagjes "Shehër" thotë se: "kam vajtur e njoftuar Bashki që në Dhjetor, kur firma nisi punimet dhe po hidhte dheun në anë të rrugës. Por askush nuk ndërhyri. Tani vinë e na thonë se situata është problematike e situata mund të shkaktoj edhe dëme në njerëz. Edhe rruga e cila sapo është ndërtuar do të shkatërrohet shumë shpejtë edhe pjesa deri tek kalaja ka nisur të lëviz, kjo për shkak të masivit të dheut të hedhur nga firma, por edhe mos devijimit të ujit të një burime dhe një turbine që tërheq ujërat që rrëshqasin nga mali dhe e nxjerr ujin pikërisht në masivin e dheut që është hedhur, për për shkak të lagështirës ka bërë që të rrëshqas i gjithë vendi dhe poshtë dheut të hedhur".

Vazhdimi i rrëshqitjes së masivit të dheut, përveçse do shkatërronte banesat në lagjen "Shehër" dhe "Skënderbeg", do të shkatërronte edhe një pjesë të kalasë së Lezhës, pasi rrëshqitja po depërton në drejtim të kalasë. Shkatërrimi i kalasë sjell një nga dëmet më të mëdha që i bëhen historisë së kombit shqiptar. Prandaj kërkohet edhe ndërhyrja e menjëhershme.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza