TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pasditen e sotme ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha, i cili përmendi sot nismën e të djathtëve në Vlorë për të vendosur një flamur në çdo dritare shqiptari. Aleanca Kuq e Zi akuzon kryeministrin se po vjedh iniciativën e kuqezinjve “Një flamur për çdo dritare”. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Sali Berishës të mos kopjojë dhe vjedhë nismat e kuqezinjve dhe të njohë autorësinë e nismave që kanë për qëllim ngritjen dhe lartësimin e simboleve kombëtare.
“Aleanca Kuq e Zi i kujton mbarë opinionit publik së ka qenë kjo lëvizje e cila me 26 nëntor të vitit 2011 e ka prezantuar këtë nismë në qytetin e Vlorës me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë me premtimin e shtrirjes së saj në çdo qytetet shqiptarë. Të gjithë janë dëshmitarë të zbatimit të kësaj nisme nga Aleanca Kuq e Zi në shumë qytete shqiptare duke nisur nga Vlora, Durrësi, Fieri, Peja, Shkupi dhe shumë qytete të tjera etnike shqiptare.”, lexohet në njoftimin për shtyp të Aleancës.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, bashkimi i forcave të tjera politike në nismën “Një flamur për çdo dritare” nuk përbën problem, “vetëm nëse subjektet politike dhe partiake zotohen të mos përdorin flamujt e tyre politik apo të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë të qarqeve antikombëtare dhe antishqiptare.”
AK: BERISHA TE MOS BEJE MARREVESHJE ME SERBINE
Aleanca Kuq e Zi pak ditë më parë protestoi në zonën e Këlcyrës edhe për mos përdorimin e flamurit të Greqisë në territorin e republikës së Shqipërisë për festat kombëtare dhe çlirimtare të shtetit helen.
“Kryeministri Berisha përpara së të flasë për flamurin kombëtarë në çdo dritare shqiptare të reagojë dhe kundërshtojë ngritjen më të gjithë simbolikat dhe traditat të flamurit të Greqisë në territore tërësisht dhe etnikisht shqiptare. Sali Berisha po tregon së është një politikan i konsumuar në ide kombëtare dhe politike. Aleanca Kuq e Zi i bën apel Sali Berishës që të mos e mbaj flamurin serb në sepete por të distancohet nga çdo marrëveshje që i lejon vendet që kanë kryer gjenocide nda kombit shqiptar të përdorin pa u cenuar simbolet e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.”, lexohet në njoftimin për shtyp të AK-së.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com