Një Grammy nderi për Steve Jobs

Një Grammy nderi për Steve Jobs
Për shkak të kontributit të dhënë për inovacionet teknologjike, Steve Jobs ka fituar një Grammy nderi pas vdekjes. Jobs është një ndër të përzgjedhurit së bashku me disa grupe muzikore, kompani dhe artistë, të cilëve më 11 shkurt do t'iu ndahen çmimet Grammy, një ditë para se kjo të bëhet edhe për yjet e muzikës, në Los Angeles.
Steve Jobs ka vdiq në muajin tetor në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas.
Organizatorët e ndarjes së çmimeve njoftuan se Jobs është shpërblyer për shkak të "mënyrës së transformimit të asaj se si ne konsumojmë muzikën, televizionin, filmat dhe librat", ndërkohë që e kanë quajtur "një vizionar kreativ" të kompanisë Apple, e cila njihet për produktet më moderne të lëvizshme , si iPhone dhe iPod.
Fituesit e tjerë të çmimeve Grammy të nderit janë edhe Diana Ross, Allman Brotthers Bend, Glen Campbell, Billy Corgan, Antonio Carlos Jobim, George Jones, Memphis Horns, dhe inxhinieri i zërit, Ruddy van Gelder.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore