Një i prekur nga virusi Zika dhe
në Danimarkë, Evropa në alarm

Një i prekur nga virusi Zika dhe<br />në Danimarkë, Evropa në alarm
Një person në Danimarkë ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë për virusin Zika. Ky është rasti i parë i regjistruar në vend. Kjo situatë ka sjellë alarm në Europë dhe rritje të shqetësimit, pasi janë regjistruar edhe raste në Britani, Itali dhe Spanjë.

Këta persona janë infektuar me virusin Zika në udhëtimet që kanë bërë në vendet ku ka mushkonja Aedes, të cilët janë bartëse të infeksionit.

Sipas autoriteteve britanike të shëndetësisë tri raste janë zbuluar javën e kaluar.Nga ana tjetër presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka deklaruar se është e domosdoshme që të përshpejtohen kërkimet për të zbuluar vaksinën kundër këtij virusi. 

Virusi Zika i cili trasmetohet nga mushkonjat shkakton problem në trurin e fëmijëve të posalindur.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij