PRISHTINE - Një tjetër i ri shqiptar nga Kosova ka rënë në luftimet që po zhvillohen tani në Irak - nga përhapja e luftës nga Siria. I riu kosovar besohet të ketë rënë në luftimet që po bëhen në qytetin Falluxha të krahinës “Al Anbar”, një krahinë tani e kontrolluar nga “Al Kaida”, pas bashkimit në një betim të kryetarëve të fiseve të krahinës.
Siç shkruan gazeta Express nga burime brenda komunitetit islam lokal në Skenderaj, i riu është V. Musliu nga fshati Tushicë i Skënderajt. Ai, siç bëjnë me dije këto burime, ka shkuar në frontin e luftës në Siri, për krah organizatës “Shteti Islam i Irakut dhe Shamit” edhe me një të afërm të tij.
Çuditërisht, për këtë rast, as faqet e xhihadit në internet ende nuk kanë dhënë lajmin, një sjellje e pa zakontë deri më tani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com