Një guvernator miliarder ukrainas ka dorrëzuar në zyrën e presidentit të Ukrainës një projekt të çuditshëm për ngritjen e një muri 2 000 kilometra të gjatë, me tela me gjemba, përgjatë kufirit me Rusinë.
Igor Kolomoiski, i katërti për nga pasuria në Ukrainë me një pasuri prej 1,8 miliardë dollarë, thotë se “një mbrojtje e tillë është e nevojshme për të evituar çdo lloj ndërhyrje nga ana e shtetit që ndjek politika agresive kundrejt Ukrainës”.
“Ky projekt mund të fillojë brenda gjashtë muajsh”, ka thënë ai ndërsa do të ketë një çmim total prej 100 milionë dollarë.
Kjo deklaratë vjen një ditë pas bisedës së parë telefonike mes presidentit të ri ukrainas Petro Poroshenko dhe homologut të tij rus Vladimir Putin gjatë së cilës kreu i shtetit ukrainas është ankuar për një ndërhyrje të dyshuar të tankeve ruse në Ukrainë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)