Një klub argëtimi
për fëmijët e QSUT

Një klub argëtimi<br />për fëmijët e QSUT
Fëmijët e shtruar në Spitalin e Pediatrisë, ndryshe nga të gjithë ne, do të duhet ta kalojnë mbrëmjen e Vitit të Ri në këtë spital, prandaj autoritetet kanë përurua sot një klub argëtimit për fëmijët.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i pranishëm në ceremoninë e përurimit, përcolli një falenderim për biznesin që mundësoi krijimin e këtyre ambienteve miqësore për fëmijët.

“Tashmë po konsolidohet në pediatrinë shqiptare një bashkëpunim i shkëlqyer me biznesin, donatorët privatë, që po ndihmojnë për ta bërë gjithnjë e më miqësore pediatrinë dhe për të përfshirë konceptin e spitaleve mik të fëmijës", tha Vasili. “Krijimi i këtyre ambienteve ndikon edhe në shërimin e shpejtë të tyre. Kemi ndryshuar konceptin e një pediatrie të mëparshme, që ka qenë pozitive në drejtim të ndihmës mjekësore, por ka pasur problematikën për t’u dhënë spitaleve këtë dimension dhe sot spitalet pediatrike i ngjajnë më shumë strukturave pediatrike evropiane me këtë qëndrim të ri”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë