Një kyeministër japonez do të
vizitoj për herë të parë Pearl Harbo

Një kyeministër japonez do të<br />vizitoj për herë të parë Pearl Harbo
Kryeministri japonez Shinzo Abe ka deklaruar se do të vizitojë gjatë këtij muaji Pearl Harbor për të nderuar viktimat e sulmit japonez 75 vite më parë.

Abe do të jetë kryeministri i parë i japonisë që do të vizitojë Pearl Harbor gjatë kohës që qëndron në detyrë.

Pearl Harbor është baza e ushtrisë amerikane e cila u sulmua më 7 dhjetor 1941 nga ushtia japoneze duke shkaktuar 2400 të vrarë.

Gjatë qëndrimit dy ditorë të tij në Hawai më 26 dhe 27 dhjetorë, Abe do të vendosë lule në memorialin e viktimave të shkaktuara nga sulmi i papritur i ushtrisë japoneze.

Në muajin maj Barack Obama u bë i pari President në detyrë që vizitonte Hiroshimën, vend ku 71 vite në parë SHBA hodhi një bombë atomike për të përshpejtuar fundin e Luftës së Dytë Botëre e cila po zhvillohej pjesërisht nga Japonia.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës