Aktori i njohur Daniel Craig ka marrë pjesë në premierën e filmit të tij më të ri “Skyfall” në Londër.

Daniel, i cili interpreton agjentin e njohur 007, dukej jo në formë të mirë ndërkohë që fshinte ballin e tij me një shami.

Craig ishte i shoqëruar edhe nga e shoqja e tij aktorja Rachel Weisz, e cila është përkujdesur për të.

Por më pas aktori i njohur është ndjerë më mirë dhe ka përshëndetur fansat e tij në tapetin kuq.

Gjithashtu ai ka pozuar me koleget e tij në film si Berenice Marlohe dhe Naomie Harris.

"Skyfall" do të shfaqet në kinematë britanike më 26 tetor.

(xh.k/shqiptarja.com)