Të lypësh në Britani nuk është dhe aq keq. Daily Mail shkruan për historinë e këtij lypsi që fiton rreth 500 paund në ditë. Ai jeton në një shtëpi me kushte normale, pavarësisht se puna e tij është të lyp. Rri zakonisht pranë qendrave tregtare, ku fiton nga 2500-3500 paund në javë.

Duke llogaritur sikur ai nuk paguan taksa, tabloidi britanik shkruan se të ardhurat e tij vjetore mund të shkojnë në 130 mijë paund, rreth 12 mijë paund më pak se paga vjetore e kryeministrit David Cameron.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)