Një milionë fëmijë kanë nevojë për
ndihmë në Ukrainën Lindore

Një milionë fëmijë kanë nevojë për<br />ndihmë në Ukrainën Lindore
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se gjatë vitit të kaluar, numri i fëmijëve në Ukrainën Lindore që kanë nevojë për ndihmë urgjente është dyfishuar.

Në një raport UNICEF, zbulohet se një milionë fëmijë janë duke u përballur me kushtet shumë të vështira jetese në Ukrainën Lindore.

Shumë familje kanë humbur burimet e tyre të të ardhurave, përfitimet sociale dhe të drejtën e kujdesit mjekësor, ndërkohë që kostoja  e jetesës në këtë rajon është rritur shumë.

Është një emergjencë e dukshme, por shumica e botës e ka harruar. Fëmijët në Ukrainën Lindore kanë më shumë se tre vite që po jetojnë nën një kërcënim të vazhdueshëm për jetën e tyre. Ndërkohë që shkollat e tyre janë shkatërruar, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe u janë mohuar komoditetet më bazike si ngrohja dhe uji i pijshëm”, u shpreh Giovanna Barberis, përfaqësuesja e UNICEF në Ukrainë.

Që prej fillimit të konfliktit në Ukrainën Lindore kanë humbur jetën 9,750, si dhe 1.7 milionë të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut