Një monografi për Fadil Hoxhën
udhëheqësin e Kosovës

Një monografi për Fadil Hoxhën<br />udhëheqësin e Kosovës
“Fadil Hoxha, siç e njoha unë" është libri me i fundit i autorit Ekrem Murtezai që është promovuar dje në kinemanë ABC, në Prishtinë. Ky libër i kushtohet një prej figurave më të njohura të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, Fadil Hoxha. Vetë autori i librit, Ekrem Murtezai, i cili për katër vite ka punuar pranë ish udhëheqësit komunist, ka folur për vijën gjakovare, të cilës i ka prirë Fadil Hoxha, e cila, sipas Murtezait, në radhë të parë ka pasur kauzën kombëtare. "Fadil Hoxha të gjitha interesat e tij politike i ka pasur në funksion të interesave kombëtare", ka shtuar Ekremi. Gjithashtu ai është shprehur edhe për nacionalizmin e majtë apo nacionalizmin komunist, që sipas Murtezait, përkundër nacionalizmit shovinist, ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të kombit pa urrejtje për kombet tjera. Duke folur për këtë libër kritiku letrar Vehap Shita tha se vepra ka një karakter tërësisht ndryshe. "Ky është një libër monografikromanesk I shkruar me nervin e shkrimtarit, me saktësinë e shkencëtarit dhe me hulumtimin e publicistit të spikatur, e mbi të gjitha me dashurinë e sinqertë e respektin e madh të autorit ndaj protagonistit e veprës se tij", tha Shita. Ndërsa, shkrimtari Ramiz Kelmendi, duke perifrazuar titullin e autorit, u shpreh se e ka mbiquajtur titullin 'Akademik Ekrem Murtezai, siç e lexova unë'. Ai shtoi se librin e Ekrem Murtezait e ka lexuar me një frymë. "Që nga faqja e parë e deri te faqja 214, me atë të veçantën e tij, shkrim rrëfimin që të pushton dhe të bën për vete ta ndjekësh, ta lexosh e të mos pushosh së lexuari derisa t'i dalësh në fund, sepse e
shkroi dhe e rrëfeu duke e ndjekur parimin e Aristotelit 'Amicus Plato, sed magis amica veritas', e në rastin e tij 'Më është i dashur Fadil Hoxha, por edhe më I dashur më është e vërteta", tha Kelmendi. Analisti Belul Beqaj, teksa ka folur për librin dhe për veprën e Hoxhës, ka bërë një krahasim me klasën politike të sotshme. "Mënyra jetës dhe mënyra e veprimit politik të Fadil Hoxhës, kundruar nga konteksti i rrethanave historike, japin mjaft arsye të mendojmë sot se sa është e domosdoshme që lidershipi të jetë në funksion të shoqërisë, e jo shoqëria në funksion të lidershipit", ka thënë Beqaj, teksa ka shtuar se libri i akademik Murtezait ndriçon një dimension filozofik-politik të një lideri dominues.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme