Në muajin dhjetor Selena Gomez ka vizituar në spital një fanse mjaft speciale. Ajo quhet Hana Hwang dhe vuan nga sëmundja e progeria, një gjendje e rrallë që shkakton plakjen e parakohshme tek fëmijët. Në shenjë falenderimi për idhullin e saj Selena Gomez ajo realizoi një video përshëndetëse si dhe u mundua të thurrte vetë një byrzylyk për Gomez. Por as aktorja nuk e ka harruar vogëlushen. Ajo ka vendosur një foto të tyre në rrjetin social Twitter dhe më pas ka shkruar: - “Hana është shumë e bukur si dhe është një nga personat më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. E dua shumë.”
/Shqiptarja.com
