Për herë të parë në Shqipëri një program inovativ i ofron mundësinë sipërmarrësve të rinj të përfitojnë nga eksperienca dhe njohuritë e biznesmenëve të suksesshëm. Programi i financuar nga SECO Zvicer, u lançua këtë të hënë nëpërmjet një Work-shopi me pjesëmarrjen e ekspertëve amerikanë.
Në fokus të këtij programi global që zbatohet nga Swisscontact është fuqizimi i ekosistemit start-up nëpërmjet mentorimit.
Programi u lancua këtë të hënë nëpërmjet një workshop-i organizuar në Tirana Talent Garden me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm përfshirë ekspertin amerikan Mike Ducker.
Vasken Spiru nga Swisscontact shpjegon qëllimin e këtij Work-shopi
Nga ana tjetër eksperti amerikan Mike Ducker theksoi rëndësinë që ka këshillimi i sipërmarrësve të rinj për ekonominë e vendit.
Mike: Une jam këtu për të folur për rëndësinë e mentorimit, se sa e rëndësishme është që sektori privat në Shqipëri, vecanërisht ata që janë të suksesshëm të ndihmojnë brezin e ri të sipërmarrësve.
Kjo është një mënyrë për t'i ndihmuar këta sipërmarrës që të rrisin kompanitë e tyre dhe të kenë mundësinë që të përfitojnë investime. Nëse duam të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme është e domosdoshme që të ndajme njohuritë dhe ekspertizën.
Swisscontact deklaron se në këtë projekt do të bashkëpunojë edhe me akseleratorët e tjerë për të zgjeruar numrin e mentorëve (këshilluesve) të kualifikuar dhe përforcuar aftësitë e tyre.
Ndërkaq Lindita Komani, drejtuese e Talent Garden Albania thekson përse vendosën të mbështesin këtë projekt.
Startupet janë tepër të rëndësishëm për ekonominë pasi ofrojnë zgjidhje të reja duke krijuar vetë tregjet e tyre dhe mundësitë për biznes.Vec kësaj ata mund të ndihmojnë në përballimin e sfidave nëpërmjet mundësive që ofrojnë në sektorët tradicionalë dhe të stabilizuar të ekonomisë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

VIDEO