Një qenush për 30 vjetorin e Middleton

Një qenush për 30 vjetorin e Middleton
Dukesha e Cambridge mori si dhuratë nga bashkëshorti i saj një qen të racës Labrador të zi, i cili i kushtoi Princit William 1,627 £ si dhe një palë këpucë Christian Louboutin nga mikesha e saj Victoria Beckham. Dukesha e Cambridge është parë shumë herë duke shëtitur me qenushin e saj të zi në ishullin e Anglesey, ku banon çifti, pak kilometër nga baza e Royal Air Force, selia në të cilën William po vazhdon stërvitjen e tij për tu bërë një pilot helikopteri. Çifti do ta mbajë me vete qenushin e vogël në dy shtëpitë e tyre, në Uells në Londër. Ndër të tjera duhet theksuar se të dy janë të dashuruar pas kafshëve, madje para se të martohej me Kate, Princi kishte një labrador me emrin Widgeon.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi