Një shqiptar ka humbur jetën nga termeti 6.2 ballë që goditi Italinë mëngjesin e sotëm.

Sipas ministrisë së Jashtme, Erjon Toro është shqiptari i parë që ka humbur jetën nga termeti në Itali. Emigranti nga fshati Kurjan i Fierit jetonte prej disa vitesh në Amatrice në Itali. Mësohet se gruaja dhe dy vajzat e mitura të Toros arritën të dilnin nga banesa, ndërsa trupi i Erjonit ngeli mes rrënojave.

 Ndërkohe, ministria e jashtme bën me dije se ka shkuar në 7 numri i shqiptarëve të plagosur, ku E.T është në gjendje kritike për jetën.

shqiptari
(Në foto Erjon Toro, shqiptari që ka humbur jetën nga termeti në Itali)

Sipas MPJ, në spitalin Gemelli të Romës ndodhën në gjendje të mirë shëndetësore, Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro,Hatixhe Hasanaj.

Ndërkohë në spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën  Xh.T. Sipas MPJ, një tjetër shqiptare E.T. ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e L.Aquila.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com