Një shqiptar për Mister Zvicra 2012

Një shqiptar për Mister Zvicra 2012
Sonte, zviceranët duhet të zgjedhin mashkullin më të bukur, “Mister Schweiz 2012”. Në këtë garë, konkurrent është dhe shqiptari nga Kosova, Lavdrim Sylejmani. Ai garon në mesin e dymbëdhjetë kandidatëve të shtunën mbrëma para publikut zviceran në sallën Event MAAG në Zyrih. 23-vjeçari me prejardhje nga Gjilani është i bindur se do ta rrëmbejë titullin. Ai ka deklaruar se ka shanse të mëdha të jetë favorit në këtë mbrëmje të bukurisë “Mister Schweiz 2012”.

Shqiptari, ka folur edhe për bashkëkandidatin zviceran, Sandro Cavegn, i cili është njëri nga favoritët e këtij konkurrimi, për shkak se ka shfrytëzuar picerinë e tij në Rappersëil për të joshur votuesit për të me nga 20 mijë franga. Cavegn, shef i Dieci Pizza në Rappersëil, ka vendosur në çdo picë të shitur nga peceria e tij një foto dhe numrin e tij. Aty shkruan kush dërgon një SMS mund të fitojë çmimin në vlerë prej 20 mijë franga. Votimi me SMS është i rëndësishëm në natën vendimtare të spektaklit. Kandidati me më shumë vota kualifikohet direkt në mesin e gjashtë finalistëve. “Sandro është duke blerë titullin dhe shfrytëzon të gjitha mundësitë të arrijë këtë qëllim.

Nuk më duket korrekt, por në fund është e lejueshme“, ka thënë Lavdrimi. Sido që të jetë, finalja e spektaklit “Mister Schweiz 2012” mbahet këtë të shtunë në Zyrich, në sallë Maag, prej orës 20. Spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt në 3+, Teleticino dhe Tele Rouge. Përkrahja për Lavdrimin nga shqiptarët në Zvicër është më se e nevojshme. Atij i duhen 50 për qind të votave të publikut, ndërsa 50 për qind vendos juria. Nëse shikohet nga përfaqësimi kantonal, Zyrihu dominon në finale me katër kandidatë, pastaj vjen St Galleni, ndërsa Zvicra frankofone dhe ajo italiane përfaqësohen me nga një kandidat.

Lavdrim Sylejmani, kandidat për Mister 2012, kishte migruar me familjen në Zvicër në moshën trevjeçare. Tani ai jeton me familje në Pregassona të Tesinës. 23-vjeçari nga Gjilani studion për ekonomi. Ka hobi futbollin, tenisin, volejbollin, fotografimin dhe udhëtimin. Votimi për Lavdrimin mund të bëhet nëpërmjet SMS-ve në 919 me tekst p.sh: "MR Lavdrim" ose në tel: 0901 919 001.

dh.h/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët