Vetëm pak orë kanë kaluar nga vrasja e farmacistes në Shkozë dhe një tjetër vrasje shënohet në Tiranë. Viktima është një femër dhe është qëlluar me armë zjarri në zonën e universitetit Kristal, në ‘Komunën e Parisit’.

Forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Ende nuk është dhënë informacion i detajuar nga ana e uniformave blu. ah/shqiptarja.com/