Helikopteri i cili u aksidentua pasditen e djeshme në Norvegji ishte modelit Eurocopter EC-225 tip i ngjashëm me helikopterin që u rrëzua në liqenin e Shkodrës ku humbën jetën 2 persona, Eurocopter EC 145.

Helikopteri që u rrëzua u mori jetën 13 personave ishte model i Eurocopter, pjesë e Airbus helikopter, të cilit në vitin 2012 iu gjetën defekte e gabime në transmetim. Autoriteti i aviacionit civil në Oslo bëri me dije se ky model kishte kufizime në fluturim.

Edhe Britania e Madhe  shkruan La Republica anuloi të gjitha fluturimet e helikopterit Eurocopter EC 225L, prodhim identik me modelin franko gjerman që u rrëzua në Norvegji. Këta helikopter janë pjesë e konsorciumit europian Airbus.

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)