Një tjetër shqiptar i varë në
Siri, ishte pjesë e Al-Qaeda-s

Një tjetër shqiptar i varë në<br />Siri, ishte pjesë e Al-Qaeda-s
Pas Almir Dacit, mediat kosovare shkruajnë se një tjetër shqiptar është vrarë në Siri.

Ai flitet se është 22-vjeçari Hamdi Krusha nga Prizreni dhe se u vra të shtunën gjatë luftimeve përkrah organizatës terroriste Al-Nusra (Al-Qaeda).

Raportohet se familja e viktimës, që jeton në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, është njoftuar për lajmin pasditen e së dielës nga një bashkëluftëtari i Hamdiut, në Siri, gjithashtu nga Prizreni.

Hamdi Krusha, i cili i është bashkuar Al-Nussras dy vite më parë, njihej në Siri me nofkën Sulejman El-Albani. Mësohet se ai është varrosur në Siri. Familjarët e tij, që nga e pasditja e së dielës, kanë hapur dyertet e mortit.

Vrasja e Krushës e çon në 50 numrin e kosovarëve të vrarëve në luftimet në Siri dhe Irak, ndërkohë që të dhënat flasin për mbi 70 luftëtarë tjerë nga Kosova të rreshtuar përkrah organizatave terroriste ISIS e Al-Nusra.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011