Një tjetër shtatore për Nënë
Terezën, këtë herë në Zvicë

Një tjetër shtatore për Nënë<br />Terezën, këtë herë në Zvicë
Në qytetin Wil të St. Gallenit të Zvicrës, ditën e shtunë më 10 qershor do të bëhet përurimi i shtatores së Nënë Terezës.
 
Për Nënë Terezën janë ngritur dhjetëra shtatore në mbarë botën, duke filluar nga Nju Yorku e Brazili, ne Kalkuta Indi e me gjerë.
 
Shtatorja më e re është ngritur nën përkujdesjen e Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës.
 
Shtatorja e shenjtores shqiptare, do të vendoset në St.Peter Park, në rrugën Lerchenfeldstrasse në këtë qytet.
 
Programi fillon me meshën që mbahet nga ora 12:00 në St.Peter Kirche, e udhëhequr nga Don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, që është edhe biografi i Nënë Terezës. Meshën, bashkë me të do ta drejtojnë edhe meshtarë të tjerë shqiptarë dhe zviceranë.
 
Pas meshës, zbulimi i shtatores do të bëhet në oborrin e kishës ndërsa nga ora 13:30 do të zhvillohet Akademia Solemne në Statsaal të Wilit, njofton në emër të e Këshillit Organizativ don Albert Demaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane