Një stuhi e fuqishme kërcënon të godasë me erëra të dendura dhe rreshje të shumta bore në verilindje të SHBA-së.

Stuhia e cila po ecën drejt lindjes ka lënë pa energji elektrike më shumë së 40 milionë njerëz në Filadelfia dhe Boston, të cilat janë përfshirë nga erëra të fuqishme, tha meterologu i CNN Dave Hennen.

Autoritetet ju bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura nga stuhia të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Zonat më të rezikuara nga stuhia sipas Shërbimit Kombëtar të Motit janë New Jersey, Connecticut, Rhode Island, Massachusetts, Vermont, New Hampshire dhe Maine.

Rreshjet e dëborës pritet që të mbulojnë disa zona të mërkurën në mëngjes, por pikun më të lartë stuhia pritet ta arrijë në mesditën e së mërkurës dhe të enjten, kur erërat e dendura dhe bora pritet të shkaktojnë probleme të shumta.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com