Një varg nga Ferri i Dantes nga
artistët vlonjatë për Katerin
Vargu përmbyllës i këngës XXVI të Ferrit të Dantes 'Infin che 'l mar fu sovra noi richiuso' (Derisa deti përmbi ne u mbyll), është titulli që artistët vlonjatë Arta Ngucaj e Arben Beqiraj i kanë dhënë instilacionit të tyre mbi reliktin e Kater i Radës: Janë panele me fotot e viktimave të 28 marsit 1997.
U prezantua në Otranto, veprat anësore të realizuara gjatë Workshop-it “L'Approdo. Opera all'umanità migrante” (“Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues”) nga tetë artistët e rinj të frymëzuara të gjitha nga relikti i Kater i Radës. Mes tyre, edhe Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj që për veprën e tyre kanë zgjedhur si titull një varg të Dantes nga Kanti XXVI i Ferrit “Infin che ‘l mar fu sovra noi richiuso”
Ata kanë zgjedhur të sjellin në Otranto fotot e atyre që në tragjedinë e Kater i Radës humbën jetën. Praktikisht instalacioni i tyre konsiston në disa panele me fotot dhe emrat e viktimave: kanë të gjitha një datë vdekjeje dhe data të ndryshme lindjeje. Është herë e parë që kjo listë e gjatë emrash dhe fotosh ekspozohen të gjitha bashkë. Janë fotot që gjenden mbi pllakat e varreve të viktimave, që artistët siguruan falë Pushime Çalës, kryetares së shoqatës së viktimave të Kater i Radës.
Por vepra e dy artistëve shqiptarë nuk mbaron me kaq. Siç shpjegojnë ata vetë, “Infin che ‘l mar fu sovra noi richiuso” parashikon edhe dy hapa të tjerë. Realizimin e një objekti kujtim: një glob qelqiqë do të ketë në brendësi miniaturën e Kater i Radës, ujë dhe rërë të Otrantos. “Nga 29 janari 2012, datë e inaugurimit të monumentit të Kater i Radës, suveniri do të rrëfejë në mënyrë ironike degjenerimin mediatik të simboleve: nga elementë të gjallë përkujtimi në copa arti të kataloguara në pasurinë artistike dhe turistike të qytetit” shpjegojnë ata në prezantimin e veprës së tyre.
Por është ajo çka do të bëjnë në Vlorë, në vendlindjen e tyre, pjesa më e rëndësishme e veprës së artistëve Arta Ngucaj e Arben Beqiraj. “Kemi arritur të përvetësojmë jo një, por dy objekte/pjesë të Kater i Radës. Jo vetëm kabinën me radio transmetuesin që në gjuhën e marinës quhet fener i anijes, por edhe busullën e saj. – shpjegon Arta Ngucaj për shqiptariiitalise.com - Ajo që duam të realizojmë në qytetin e Vlorës, ështe një projekt i ndërlikuar me një strukturë të mirëfilltë që do të ndikojë ndjeshëm në aspektin shoqëror, artistik dhe arkitektonik të një sheshi ekzistues por aktualisht me asnjë funksion. Flasim për ish-sheshin “H. Kapo” pranë portit detar të qytetit”. (am/shqiptari i italisë/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3797
Lajme të tjera
-
Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë
25 Mars, 11:59
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52
-
Godina në Pejë përfshihet nga flakët, 8 persona dërgohen në spital! Tymi i zi 'mbulon' qiellin
25 Mars, 11:47
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33
-
E djathta përmbys e Foltores
25 Mars, 11:17
-
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Beteja për Bakhmut 'stabilizohet'
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
25 Mars, 11:11
-
Zelensky: Kina nuk e ofroi veten si ndërmjetës
25 Mars, 11:07
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51