Një zbulim arkeologjik
në qytetin e Durrësit

Një zbulim arkeologjik<br />në qytetin e Durrësit
DURRES - Gjatë punimeve për rehabilitimin e qendrës së qytetit të Durrësit, punëtorët kanë zbuluar një pus antik me fragmente gurësh të njëjtë si ato të Amfiteatrit. Menjëherë pas këtij zbulimi, punimet për rikonstruktimin e qendrës u ndalën.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve do të vendosë për vlerat e pusit në qendrën e qytetit, dhe mënyrën si ai do të ekspozohet.

Pritet që pusi me gurë si ato të mureve osmane, të ekspozohet për qytetarët durrsakë.

Shpeshëherë kanë ndodhur zbulime të tilla të rastësishme jo vetëm në qytetet antike, por edhe gjatë punimit të tokave në zona të hapura si rasti i zbulimit të varrit antik në Karbunar të Lushnjes para pak kohësh.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023