Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, pasi u kap me 8 kg kanabis sativa. Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Durrës,kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Hasan Albrahimi, banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Volkswagen” me targë AA 737 LB iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë  e provës material 11 pako lëndë narkotike me rreth 8 kg e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë,për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)