Një aktor komik president? Ndodh
në Guatemala, është Jimmy Morales

Një aktor komik president? Ndodh<br />në Guatemala, është Jimmy Morales
Një aktor komik ka fituar zgjedhjet në Guatemala për president duke sfiduar ish-zonjën Sandra Torres. Konservatori Jimmy Morales ka fituar  me 68,5 përqind të votave .

 “Guatemala ka treguar se problemet e saj mund të zgjidhen pa pushkë, pa plumba dhe me ligje që respektohen”, tha aktori­ president sipas mediave të huaja

Ai u bë mjaft popullor pasi përfitoi nga kriza politike në vend pas disa skandaleve korrupsioni që përfshinë qeverinë. Morales ka deklaruar se “do ta shndërrojë Guatemalën në një komb me përgjegjësi dhe të drejta”

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten