Një avion ushtarak amerikan rrëzohet në Mesdheun Lindor gjatë një fluturimi stërvitor

Një avion ushtarak amerikan rrëzohet në Mesdheun Lindor gjatë një fluturimi stërvitor

Pamje nga rrëzimi i avionit ushtarak amerikan në Mesdheun Lindor

Një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në Mesdheun Lindor pas një “aksidenti” të pazbuluar gjatë një fluturimi stërvitor, njoftoi sot Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM).

Nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord dhe fati i tyre nuk është zbardhur ende, raporton CNN.

“Në mbrëmjen e 10 nëntorit, një avion ushtarak amerikan që kryente operacione stërvitore në Mesdheun Lindor u përfshi në një aksident dhe u rrëzua. Ne mund të themi me siguri se fluturimi ishte vetëm për qëllime stërvitore dhe nuk ka asnjë tregues të aktivitetit armiqësor”, thuhet në deklaratën e EUCOM.

Nuk janë dhënë detaje për llojin e avionit dhe as për destinacionin e tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu