Një burgim përjetë në grupin
e tritolit Sinanaj 35 vite burg
Arkiv/Të gjitha lajmet për Sinanajn

I vetmi i dënuar me burg përjetë nga 7 anëtarët e bandës së tritolit qe kryente vrasje me pagesë është Andon Mëhillaj për të cilin gjykata e krimeve të rënda vendosi të lërë në fuqi dënimin që kërkoi prokuroria.

Ndërkohë me 35 vite burg u dënua Julian Sinanaj ndaj të cilit rënduan katër dënime me burg përjetë, por me marrëveshjen që ai ka me drejtësinë shqiptare dhe statusin e bashkëpunëtorit dënimi për të u reduktua në 35 vite burg. Për Sinanajn gjykata kërkoi që ai të vuajë dënimin në një burg të veçantë nga shokët e tij të bandës së tritolit dhe të mbahet nën ruajtjen e shtetit për efekt të sigurisë për 30 vite. Me tetë vite burg u dënua bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Ndriçim Gjokonaj i cili rezulton se me dëshminë e tij tregoi për hetuesit se si funksiononte grupi dhe si kryheshin porositë e vrasjeve dhe vendosjes së tritolit. Genis Mëhillaj,i cili për 65 seanca u gjykua në mungesë pasi nuk u arrestua asnjëherë dhe sot është në kërkim nga Interpol. Dënimi nga burg përjetë që kërkoi prokuroria u konvertua nga gjykata në 10 vite burgim.

Porositësi i tritolit për Besnik Dervishin
Marjon Mitro i akuzuar si porositës vendosjen e tritolit në automjetin e ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishi gjykata dha 19 vite burg nga 26 që kërkoi prokuroria. Për Alban Mexhajn që rezulton se ka furnizuar me armë bandën e tritolit dënimi i dhënë nga krimet e rënda ishte 8 vite burg. Në morinë e dënimeve më i ulëti ishte ai për biznesmenin Ilir Karçini i cili u hetua dhe gjykua si personi që kërkoi ekzekutimin e rivalit të tij në biznesin e gazit biznesmenit P.B dhe u dënua me 5 vite burg. Ky gjykim zgjati dy vite dhe pas 65 seancave u arrit në vendimin me një burgim përjetë dhe 85 vite për 6 të pandehurit e bandës së tritolit. Për të provuar akuzat ndaj këtij grupi prokuroria pati një listë të gjatë me 130 dëshmitarë ndërsa arriti të zbardh vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës për të cilat autor rezultoi Julian Sinanaj.

Lokali 50 mijë euro
Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë zbuluar se vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka blerë një lokal 50 mijë euro në qëndër të qytetit të Vlorës. Blerja është bërë gjatë vitit 2013 tek një ndërtues pallatesh në Vlorë, ndërkohë që personi që ka vënë emrin si pronar lokali, është nëna e dytë e tij, (Njerka) Mimoza Sinanaj.Lokali 54 metra katror është blerë me eurot që Marjan Mitro i ka dhënë Sinanajt për ekzekutimin e shtetasit J.Metushi, ky i fundit një vrasës tjetër me pagesë i grupit kriminal. Sipas burimeve të policisë, vrasja nuk është arritur të kryhet dhe për pasojë 50 mijë eurot kanë mbetur dorë të Julian Sinanaj.Ky i fundit ka zgjedhur që këto para ti investojë në blerjen e një lokali në qëndër të Vlorës, duke e kaluar atë në pronësi të Mimoza Sinanaj. Kjo e fundit për momentin është kryefamiljarja e shtëpisë dhe se zotëron një aktivitet tregtar me pakicë në rrethin e Vlorës. Gazeta Shqiptarja.com, zotëron dokumentacionin e këtij akiviteti, që Sinanaj ushtron në zonën e quajtur “Tregu i Orizit” në Vlorë.

BORXHI 30 MIJE EURO 
Në rrëfimin e tij të gjatë Julian Sinanaj ka treguar se 50 mijë eurot janë kaluar nëpërmjet një transferte bankare për llogari të biznesmnit, të cilit i bleu lokalin. Pas këtij veprimi, Mitro ka filluar të kërkojë mbrapsht shumën e kërkuar por në fakt Sinanaj nuk ia ka kthyer duke i pohuar se me 50 mijë eurot kishte blerë lokal. Nisur nga këto kushte Marjan Mitro, sipas Sinanaj i ka pohuar që ti mbante lekët në këmbim të momentimit të disa eksplozivëve me telefon. Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur shumë shpejt kërkesa e Mitros, kur ai ka kontaktuar me Sinanaj duke i kërkuar përgatitjen e një sasie prej 200 gramë tritol, pasi i duhej patjetër. Për këtë, ai do i falte 20 mijë euro, ndërsa diferenca prej 30 mijë euro do vijonte të mbetej borxh. Sot e kësaj dite kjo shumë financiare që Julian Sinanaj ja ka marrë Mitros, është borxh. Sinanaj ka treguar në dëshminë e tij se pas montimit të tritolit, Marjan Mitro, e ka vedosur atë poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.
 
 
Dënimet e dhëna nga Gjykata:
Julian Sinanaj – 35 vite burg
Andon Mëhillaj – burg përjetë
Genis Mëhillaj – 10 vite burg
Ndriçim Gjokona – 8 burg
Marion Mitro – 19 vjet burg
Ilir Karçini – 5 vjet burg
Albin Mexhaj – 8 vjet burg

grupi tritolit julian sinanaj


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale