Një burrë ka qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në ambasadën amerikane në Bejrut.
Ushtria libaneze tha në një deklaratë se ushtria qëlloi sulmuesin, të cilin ata e përshkruan si shtetas sirian.
Sulmuesi u dërgua në spital i plagosur.
Mediat lokale raportuan se të shtënat rreth misionit diplomatik amerikan në veri të Bejrutit zgjatën për gati gjysmë ore.
Ambasada amerikane tha se sulmi i mëngjesit në hyrje të ambasadës nuk shkaktoi viktima në stafin e tyre.
Komento
Komente












